Ftesa nga EULEX-i dhe konfiskimi i telefonit, Mërgim Lushtaku reagon për babain e tij

Aktuale

Ftesa nga EULEX-i dhe konfiskimi i telefonit, Mërgim Lushtaku reagon për babain e tij

Më: 9 mars 2024 Në ora: 14:41
Foto nga takimi

Të premten në orët e mbrëmjes, Sami Lushtaku, është dërguar tek zyrat e EULEX-it në Prishtinë.

Pas daljes nga EULEX, avokati i Lushtakut, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se Lushtakut i është konfiskuar telefoni, gjë të cilën e ka quajtur si të kundërligjshme.

Pas kësaj ngjarje me Sami Lushtakun e që duket se është e ndërlidhur me Gjykatën Speciale, ka reaguar sot djali i Lushtakut dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku.

 “Krenarë që të kemi”, ka shkruar ai./Express/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat