Pasi u intervistua nga EULEX-i, reagon për herë të parë Sami Lushtaku

Aktuale

Pasi u intervistua nga EULEX-i, reagon për herë të parë Sami Lushtaku

Nga: H.O. Më: 9 mars 2024 Në ora: 21:41
Sami Lushtaku

Dje, Sami Lushtaku, ish kryetari i Skenderajt, është intervistuar nga EULEX-i. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka reaguar për herë të parë, duke përmendur rastin e intervistimit.

Ai ka falenderuar qytetarët që kanë mbështetur atë, mirëpo pa dhënë detaje rreth intervistimit.

“Jam krenar për gjithçka çfarë kam bërë për vendin tim, liria e të cilit erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-1999”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Dëshiroj të ju falënderoj përzemërsisht për interesimin dhe mbështetjen e madhe pas zhvillimeve të ditës së djeshme, të cilat kanë mundur të shkaktojnë shqetësime tek secili prej jush.

Gjatë gjithë jetës sime jam munduar të punoj me nder, duke pasur në rend të parë interesin e vendit dhe popullit tim.

Jam krenar për gjithçka çfarë kam bërë për vendin tim, liria e të cilit erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-1999.

Në kërkim të Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë, ne shqiptarët kemi paguar çmim të lartë. Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci.

Kjo është e vërteta jonë!

Jam mirënjohës përjetësisht ndaj secilit prej jush e kështu do të jemi bashkë gjithmonë!

SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat