Shefi i OSBE’së mirëpret vendimin e Qeverisë për Manastirin: Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit

Aktuale

Shefi i OSBE’së mirëpret vendimin e Qeverisë për Manastirin: Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 14:09
Michael Davenport

Shefi i OSBE’së në Kosovë, Michael Davenport, e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Kurtit i cili i kërkoi Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Davenport ka thënë se zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit.

E mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë për të udhëzuar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 në lidhje me 24 hektarë tokë duke regjistruar pronësinë e manastirit të Visoki Deçanit, siç kërkohet.

Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit”, ka shkruar Davenport në platformën “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat