Canaj për takimin e dinarit: Një thyerje tjetër e premtimit nga qeveria

Aktuale

Canaj për takimin e dinarit: Një thyerje tjetër e premtimit nga qeveria

Më: 19 mars 2024 Në ora: 23:52
Blerim Canaj

Profesori universitar, Blerim Canaj duke komentuar ecurinë e dialogut dhe takimin e sotëm në Bruksel midis zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb Petar Petkoviq, dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për çështjen e dinarit, tha se ka qenë një takim si gjithë të tjerët që sipas tij, nuk është pritë “kush e di se çka.

Madje sipas Canajt,  ky takim ka qenë edhe një thyerje tjetër e premtimit Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Një takim si gjithë të tjerët që s’është pritë kush e di se çka, pos një thyerje tjetër e premtimit për shkak se ne jemi mësuar se qeveria dhe kryeministri ynë flet diçka e menjëherë del diçka tjetër. Sikur më kujtohet ajo fraza e zotit Bislimi që thonte, pesë pare s’i jap për këtë punë mirëpo në fund u dashtë të ulet dhe të flasë”, tha Canaj.

E ajo çka profesori universitar po e sheh si të panevojshme dhe humbje kohe për Kosovën, është diskutimi i çështjes së dinarit në tavolinën e bisedimeve.

“Po ajo çka është e tepërt për mua është për shkak se mendoj që çështja e dinarit absolutisht panevojshëm dhe nuk e di se pse është ardhë puna, e kemi sjellë punën që edhe kjo pikë të diskutohet në Bruksel. Për shkak se për mua është thjeshtë njëfarë humbje kohe e Kosovës e tash nëse Qeveria dëshiron që të zhvagisë më shumë dhe të përfitojë kohë ajo është tjetër çështje.Mmirëpo se sa ia sheh hajrin vendi kësaj pune atëherë dyshoj”, shtoi Canaj.

Ndryshe, bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kështu tha në fund të takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”.

Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat