Asociacioni i Komunave del me një tjetër deklaratë rreth anëtarësimit të tri komunave veriore

Aktuale

Asociacioni i Komunave del me një tjetër deklaratë rreth anëtarësimit të tri komunave veriore

Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:57
Asociacioni i Komunave të Kosovës

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar lidhur me çështjen e anëtarësimit të tri komunave veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok në AKK.

Në një postim në Facebook, AKK ka ri-shpërndarë një deklaratë të ish-kryetarit të Leposaviqit, Nenad Radosavleviq, njëherit edhe ish-nënkryetar i AKK-së.

“Një ditë pasi kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zubin Potokut votuan për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, e njëjta gjë është bërë edhe në Zveçan. Asociacioni i Komunave në Kosovë është formuar në vitin 2001 dhe në të janë anëtarë të gjitha komunat e veriut të Kosovës.

Unë si kryetar i komunës së Leposaviqit kam qenë nënkryetar i asaj shoqate, ndërsa kryetar ka qenë Lutfi Haziri, atëherë kryetar i komunës së Gjilanit”, kishte deklaruar Radosaveloviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat