Abdixhiku takon kryetarët e degëve: Mobilizimi ynë po merr formë

Aktuale

Abdixhiku takon kryetarët e degëve: Mobilizimi ynë po merr formë

Më: 20 mars 2024 Në ora: 17:33
LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka pasur takim të përbashkët me kryetarët e degëve.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se kanë diskutuar për kalendarin e takimeve në Kosovë dhe mërgatë.

Postimi i tij i plotë:

Mobilizimi ynë po merr formë. Në takimin e përbashkët me Kryetarët e Degëve, shtruam si diskutim kalendarin e takimeve në Kosovë dhe mërgatë; përgatitjet organizative për zgjedhjet nacionale, diskutimet finale për listen e deputetëve dhe hapjen e mëtutjeshme të LDK-së ndaj secilit të djathtë që ndanë vizion të njëjtë me këtë shtëpi të demokracisë.

Të gjendur përballë perdes së popullizmit e propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë, Republika e Kosovës dhe populli ynë, po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë.

Kjo zymtësi ka mbyllur Kosovën.

Kjo paaftësi ka zbrazur Kosovën.

Këmbanat tona po bien! Veprimi ynë duhet të pasojë tani. Në një fat të tillë politik, aktivizimi ynë individual e i përbashkët është domosdoshmëri. Lidhja është gati. Me program, me ide, me njerëz profesionist – tani dhe me organizim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat