Gazetari: Egzon Haziri ishte në veturë kur u vra, njësoj e pësoi edhe kalimtarja

Aktuale

Gazetari: Egzon Haziri ishte në veturë kur u vra, njësoj e pësoi edhe kalimtarja

Më: 27 mars 2024 Në ora: 14:06
Egzon Haziri

Gazetari Flamur Gajtani, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në rrugën “Jeronim Derada” në Kolovicë, ku në vendin e ngjarjes mbeti i vdekur një person, ndërsa kalimtarja e rastit e cila u plagos, vdiq sot në QKUK.

Nga vendi ku ka ndodhur rasti, Gajtani tha se viktima Egzon Haziri, 30-vjeçar, ka qenë dukë lëvizur me makinë dhe ka qenë cak i gjuajteve me armë zjarri nga dy persona të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

“Sipas informacioneve, të dyshuarit janë vëllëzër. Naim Berisha, 39-vjeç dhe Ahmet Berisha 29-vjeç. Bilanci i kësaj përleshje ka rezultuar edhe me tre persona të lënduar, ndërkohë ka pësuar me jetë edhe kalimtarja e rastit 49-vjeçare, e cila pësoi lëndime të rënda në enët e gjakut”.

Gajtani tha se sipas prokurorisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një veturë dhe disa gëzhoja, teksa ka dhënë edhe detaje rreth arsyes që dyshohet që çoi në vrasje.

“Flitet për një mosmarrëveshje që ka nisur rreth orës 13:00 në rrugën “Haxhi Zeka” këtu në Kolovicë, ku ka pasur përleshje mes vëllezërve dhe një personi tjetër me iniciale F.D që njihet me nofkën Cuci. Sipas dëshmitarëve, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka lindur në komunikacion, nuk janë ende të konfirmuara. Vëllezërit Berisha sipas raportimeve, kanë dalë që të hakmerren në lidhje me këtë rast”, tha Gajtani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat