Raporti i Progresit, Brukseli notë negative Qeverisë Haradinaj - Bota Sot
Raporti i Progresit, Brukseli notë negative Qeverisë Haradinaj

Aktuale

E mërkurë, 22 gusht 2018

Raporti i Progresit, Brukseli notë negative Qeverisë Haradinaj

Më: 17 prill 2018 Në ora: 16:09
Federica Mogherini

(E plotësuar)- Komisioni Evropian e ka prezantuar sot Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Kosova. Por në gjetjet e këtij raporti, Brukseli dukshëm ia faturon dështimet koalicionit aktual qeverisës. I kujtojnë zgjedhjet e pranverës së 2017’ës dhe kufizimet në reforma si pasojë e këtyre zgjedhjeve. Megjithëse e zbusin pak kur përmendin kalimin e Demarkacionit si një hap të rëndësishëm.

 

“Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor të vitit 2017. Kuvendi dhe qeveria e re morën detyrën në shtator. Deri më tani, megjithatë, koalicioni i ri qeverisës ka pasur sukses të kufizuar në sjelljen e reformave të lidhura me BE dhe ndërtimin e konsensusit mbi çështjet kyçe strategjike për Kosovën. Fragmentimi dhe polarizimi i vazhdueshëm politik kanë ndikuar negativisht në rolin e Kuvendit dhe kanë ndikuar në efektivitetin e qeverisë. Veprime të papranueshme nga një numër i parlamentarëve gjatë periudhës raportuese, të tilla si përdorimi i gazit lotsjellës, kanë ndërprerë procedurat parlamentare. Megjithatë, ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi në mars 2018 ishte një përparim i rëndësishëm”, thuhet në të gjeturat e këtij raporti.

Sipas tyre, Zgjedhjet parlamentare dhe komunale, të mbajtura në vitin 2017, ishin përgjithësisht konkurruese dhe të mirë-administruara në shumicën e vendeve në Kosovë. Megjithatë, theksojnë se format e frikësimit në shumë komunitete të serbëve të Kosovës, duke synuar në veçanti kandidatët që nuk i përkasin Partisë së Listës Srpska, ngritën shqetësime. Derisa deklarojnë se hetimi i vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq në janar 2018 vazhdon.

 

Në raport flitet edhe për tenativën e liderëve të Kosovës për ta shfuqizuar Speciale. Thonë se me këtë janë ngritur shqetësime serioze.

“Përpjekjet e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës në dhjetor 2017 për të shfuqizuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë Speciale kanë ngritur shqetësime serioze. Do të jetë thelbësore që Kosova të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare lidhur me Dhomat e Specialistëve dhe Prokurorinë e Specialistëve dhe të tregojë përkushtim të plotë dhe pa mëdyshje ndaj këtyre institucioneve”, thuhet aty.

Sipas raportit, ka një nivel të përgatitjes në fushën e reformës së administratës publike, ndërsa disa përparime janë bërë sidomos me shqyrtimin e agjencive dhe (semi) organeve të pavarura. Por theksojnë se politizimi i vazhdueshëm i administratës publike mbetet një shqetësim dhe ndikon negativisht në efikasitetin dhe pavarësinë profesionale të administratës publike.

Raporti shkruan edhe për sistemi gjyqësor  të Kosoës i cili sipas tyres është në një fazë të hershme. “Disa përparime janë arritur në zbatimin e ligjeve të paketës së drejtësisë për vitin 2015. Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të Kosovës dhe stafi i tyre mbështetës në Kosovë në sistemin gjyqësor të Kosovës ishte një arritje e madhe e vitit 2017. Gjyqësori është ende i prekshëm nga ndikimet e panevojshme politike dhe institucionet e sundimit të ligjit kërkojnë përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar kapacitetet e tyre. Administrimi i drejtësisë mbetet i ngadalshëm dhe joefikas”, thuhet në raport.

Ndërkaq sa i përket luftës kundër korrupsionit, në raport bëhet e ditur se Kosova ka një nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit dhe se janë bërë disa përparime në lidhje me rezultatet e ndjekjes dhe ndjekjes penale për korrupsion të nivelit të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, duke përfshirë edhe dënimet përfundimtare.

“Progres është bërë edhe në konfiskimin paraprak të mjeteve, edhe pse konfiskimet finale mbeten të ulëta. Korrupsioni është i përhapur dhe mbetet një çështje shqetësuese. Nevojiten përpjekje të përbashkëta për të trajtuar këtë problem në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe strategjike.”. kanë shtuar ata.

Po ashtu, nëtë gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën, sqarohet se Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar.

“ Janë bërë disa përparime në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë dhe rastet e krimit të organizuar. Përderisa ka më shumë konfiskim paraprak të aseteve, ende ekzistojnë disa dënime përfundimtare, hetime financiare dhe konfiskime përfundimtare të pasurisë. Agjencitë e zbatimit të ligjit luftojnë në mënyrë efektive për të luftuar krimin e organizuar në veri të Kosovës. Disa përparime u bënë në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë masat për të luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm dhe për të parandaluar qytetarët nga bashkimi i konflikteve jashtë vendit. Autoritetet e Kosovës duhet të jenë më efektive në përpjekjet e tyre për të luftuar pastrimin e parave dhe ligji përkatës duhet të jetë në përputhje me politikat e BE -së dhe me standardet ndërkombëtare”, thonë ata.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, thuhet se Kosova ka mbetur e angazhuar në dialog. Megjithatë, deklarojnë se Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme dhe të kontribuojë në krijimin e rrethanave që ndihmojnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Image

Raporti i Progresit, BE-Kosovës: Duhet të prisni

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rekomanduar që Këshilli i Evropës të hapë negociatat për përafrim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Në publikimin e Raportit të Progresit, ajo ka thënë se me Kosovën do të vazhdojnë bashkëpunimin në marrëveshjen e MSA-së si dhe presin respektimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

Ajo ka theksuar se Mali i Zi dhe Serbia kanë pasur përparim në negociatat për anëtarësim.

“Sot kolegji aprovoi paketën e përvitshme të zgjerimit për Ballkanin perëndimor dhe Turqinë. Është interesi ynë të kemi një politik të suksesshme të zgjerimit. Ballkani perëndimor është Evropë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE. Është në përfitimin tonë dhe të qytetarëve tanë. Secili vend vlerësohet mbi bazën e meritës personale dhe progresin mbi reformat. Përgjatë vitit të kaluar partnerët tanë të Ballkanit kanë ndërmarrë reformë shumë të rëndësishme. Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, tha Mogherini.

Gjatë publikimit të raportit të progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mogherini theksoi se duhet fokusuar  në çështje kryesore për zbatimin e ligjeve, tregun e lirë dhe duhet siguruar se reformat janë implementuar në formën e duhur, pasi qytetarët presin nga vendet përkatëse që të ketë suksese në këto politika.

“Muajt e ardhshëm janë të rëndësishme dhe të ketë angazhim të përbashkët dhe me mbështetjen e njerëzve tonë që të kemi progres të mëtejmë”, tha Mogherini.

Ndërsa Johaness Hahn, tha se është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor që të ofrojë stabilitet.

Ai me këtë rast ka përkujtuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Çdo vit në pranverë do të kemi një raport të stabilitetit dhe KE e ka marrë parasysh progresin e bërë nga Maqedonia dhe Shqipëria dhe ka rekomanduar për hapjen e negociatave për BE-në. Duhet mbajtur ky momentum i reformave kur bëhet fjala për Shqipërinë, si reformat në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe mbrojtja e minoriteteve”, ka thënë Hahn, komisionar i BE-së për Zgjerim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test