​Luiza Gega thyen rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës

Atletika

​Luiza Gega thyen rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 11:17
Luiza Gega

Kampionia e Europës Luiza Gega ka thyer një tjetër rekord kombëtar. Gega ka fituar garën për femra për kategorinë Gjysmë-Maratonë. Gega ka kryesuar 21 kilometërshin për kategorinë femra për 70 minuta e 18 sekonda. Në një deklaratë para mediave, Gega deklaroi se ka përmirësuar kohën e rekordit dhe ka marrë një energji të jashtëzakonshme.

“Nuk di të them a ka kënaqësi më të bukur të vraposh në vendin tënd. Kam thyer një rekord të ri kombëtar në gjysmë maraton. Merr një energji që nuk e di se e ke ku gjatë gjithë kohës ka njerëz që të brohorasin. U mundova ta arrija deri në fund. Prej 40 sekondash kam përmirësuar kohën time dhe vazhdoj të jetë në top-formë. 2022 do jetë në memorien time për shumë gjatë”, tha Gega.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Gjysmë-Maratonë (Half Marathon) janë si më poshtë:

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat