Shqiptarja shkëlqen në Poloni

Atletika

Shqiptarja shkëlqen në Poloni

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:00
Luiza Gega

Luiza Gega po kalon muajt më të mirë të karrierës së saj. Atletja kuqezi ka arritur që të fitojë garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë.

Gega fitoi në divizionin e tretë të garës, duke regjistruar kohën 9:17.31.

Një sukses historik për Gegën, e cila arrin fitoren e 11-të në historinë e kampionateve të ndryshme europiane.

Duke barazuar kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio. Kampionia shqiptare, gjithashtu ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj.

Vetëm pak ditë më parë, Gega arriti të shpallej fituese edhe në garën ekipore të 5 mijë metrave, në kampionatin europian në Poloni. Atletja 34-vjeçare vijon që të nderojë dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi, teksa në muajt e fundit ka sjellë shumë medalje në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat