Luiza Gega ia siguron Shqipërisë medaljen e dytë të artë në Lojërat Evropiane

Atletika

Luiza Gega ia siguron Shqipërisë medaljen e dytë të artë në Lojërat Evropiane

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 23:23
Luiza Gega

Luiza Gega e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Atletja shqiptare e arriti këtë sukses në vrapimin 3000 metra me pengesa.

34-vjeçarja medaljen e artë e siguroi falë rekordit që kishte vendosur prej 9:17.31 minuta në këtë garë.

Për Shqipërinë është kjo medalja e dytë e artë në Lojërat Evropiane.

Medalje të artë fitoi ditë më parë edhe karateisti, Alvin Karaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat