Shqiptarja ngre flamurin kuqezi në mes të Serbisë

Atletika

Shqiptarja ngre flamurin kuqezi në mes të Serbisë

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:12
Luiza Gega

Luiza Gega ka regjistruar një tjetër rekord teksa është kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Atletja ka triumfuar në disiplinën 3000 metra me pengesa me kohën 9.21.53 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës.

Gega ka marrë medalje të artë dhe duke regjistruar super kohë pavarësisht se gara u zhvillua në mengjes.

Kështu Luiza bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën kualifikuese për Paris 2024.

Shqipëria përfaqësohet në këtë Kampionat me 9 atletë (5 djem – 4 vajza). Kampionati zhvillohet në Kralevë të Serbisë nga datat 22-23 Korrik., teksa marrin pjesë gjithsej 20 shtete.

Sot mbasdite do të mbahet gara e 3000 metrave dhe nesër ajo e 5000 metrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat