Luiza Gega e jashtëzakonshme, e 8-ta në botë në garën e 3000 metrave me pengesa

Atletika

Luiza Gega e jashtëzakonshme, e 8-ta në botë në garën e 3000 metrave me pengesa

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 23:13
Luiza Gega

Atletja shqiptare Luiza Gega u rendit në vendin e tetë në finalen e 3000 metrave me pengesa, zhvilluar mbrëmjen e sotme në Budapest të Hungarisë.

Ndonëse jo në formën optimale, për shkak të një dëmtimi që para fillimit të botërorit, atletja kuqezi arriti fillimisht të kapë finalen e më pas të bëjë një paraqitje të mirë edhe mes më të mirave.

Gega u klasifikua në vendin e tetë mes 15 finalisteve, duke dhënë kohën 9’10”27.

Kjo është koha më e mirë sezonale e atletes shqiptare, duke humbur vendin e shtatë për vetëm 1 të mijëtat më shumë se rivalja nga Uganda. Fituese e medaljes së artë në këtë finale doli atletja Winfred Yavi e Bahrein, me kohën 8’54”29.

Gjatë finales, atletja kuqzi ishte përgjatë gjithë kohës mes rivaleve më të mira, ndërkohë që në mesin e garës humbi terren nga kreu. Në fund arrin të rikuperojë disa pozicione, duke dalë e teta, ndonëse synonte vendin e shtatë. Në këtë botëror, për Shqipëria garoi edhe Franko Burraj, në garën e 200 metrave (21”52 në baterinë e tij), por pa mundur të avancojë më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat