KA Prizreni fiton Kupën e Kosovës

Atletika

KA Prizreni fiton Kupën e Kosovës

Nga: K. G. Më: 17 shtator 2023 Në ora: 23:24
KA Prizreni

Klubi i atletikës Prizreni është fitues i Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

KA Prizreni dolën të parët edhe në plasmanin e përgjithshëm. 

“Për dy ditë me radhë më 16 dhe 17 shtator, në Malishevë u mbajt gara e Kupës së Kosovës për Senior - re.

Image

KA Prizreni

Këtë vit Klubi i Atletikës Prizreni dëshmoi se për momentin është klubi më i mirë dhe më i organizuar në Kosovë, duke e fituar Kupën e Kosovës për Seniore me 104 pikë të grumbulluara dhe në plasmanin e përgjithshëm meshkuj - femra u shpall fitues me 107 pikë.

U fituan 17 vende nderi, 6 vende të para, 6 vende të dyta dhe 5 vende të treta.

I përgëzojmë vajzat për angazhimin maksimal të treguar gjatë garave!

Në emër të kryesisë,kryetarit Gazi Renaku , trajnerëve Bajram Duja  dhe Adnan Tahiri , urime dhe suksese në Kupën e Kosovës për Junior - re!”, njofton KA Prizreni me kryetrajnerin Bajram Duja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat