Vijona befasoi në Kampionatin Botëror

Atletika

Vijona befasoi në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2016 Në ora: 11:19
Pamje nga gara e atletikës

Atletja e përfaqësueses së Kosovës, Vijona Kryeziu, befasoi me paraqitjen e saj fantastike në Kampionatin Botëror U-20 që po zhvillohet në Bydgoszcz të Polonisë. Ajo tregoi formën e saj në disiplinën 400 metra. “Kryeziu me sukses i kaloi kualifikimet për në gjysmëfinale të Kampionatin Botëror për U-20. Ajo sonte në orën 19.55 do të garojë dhe shpresojmë në suksesin e radhës të saj”, thuhet nga federata atletike. Ndryshe, Vijona është atlete e kampiones së Kosovës, Rogana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat