Sadiku largohet nga Trepça pas shumë problemeve...

Atletika

Sadiku largohet nga Trepça pas shumë problemeve...

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2016 Në ora: 11:27
Valentin Sadiku

Atleti mitrovicas, Valentin Sadiku, nuk është më pjesë e KA Trepçës.  Talenti i atletikës tregon arsyet për se vendosi ta braktisë klubin. “Deri më sot isha pjesë e klubit atletik Treppa. U mundova si atlet i atij klubi të jap maksimumin tim, duke mos harruar edhe punën e disave të cilët pas një kohe u lodhën dhe nuk shprehen vullnetin që të merreshin me talentin tim. Pas shumë problemeve dhe keqkuptimeve që kisha me klubin Trepça, me keqardhje e them se vendosa të japë dorëheqje nga ai klub. Tani jam ende me vullnet për punë që t’i arrijë qëllimet që i kam pasur prej kohës, normalisht me ndihmën e të madhit Arben Hamiti i cili shprehi vullnetin si gjithmonë të bëhet trajneri im për t’i kaluar të gjitha sfidat që do të përballem me to. Shpresoj që mundin e trajnerit tim Arben Hamiti nga Amerika ta shpërblej me sukses”, shkruan Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat