Rogana me disa atletë të lënduar, kampion i Kosovës!

Atletika

Rogana me disa atletë të lënduar, kampion i Kosovës!

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 10:57
KA Rogana

Klubit atletik Rogana me kualitetin e tyre arriti t’i fitoi 10 medalje të arta, 5 të argjendta dhe tri të bronzta, gjithsej 18 medalje. Me këtë paraqitje Rogana shpallet kampion absolut i Kosovës me 159 pikë, duke u përcjellur nga vendi i dytë Llapi me 83 pikë dhe vendi i tretë Prizreni me 69 pikë. Të gjithë atletët bënë paraqitje të mirë edhe pse ditën e parë mungoi Granit Kryeziu, pastaj atletja Vijona Kryeziu pas dy fitoreve në 100 dhe 400 metra dhe në stafetën 4x100 metra arriti të fitoj garën, por si pasojë e shtegut të keq u rrëzua dhe pësoi lëndime, gjë që për të përfunduan garat në ditën e parë, po ashtu Suad Kryeziu në 400 metra u lëndua në ditën e parë dhe ditën e dytë nuk pati mundësi fare të paraqitet. Në ditën e dytë Granit Kryeziu në disiplinën 800 metra pësoi lëndim dhe u detyrua të ndalet. Me këto dëmtime kemi humbur si klub mbi 40 pikë. Atletja që grumbulloi më së shumti pikë në këtë kampionat ishte Majlinda Canaj ku arriti të fitoj 5 medalje, 3 të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë, ku arriti të grumbulloi 31 pikë, pasuar nga Astrit Kryeziu me 28 pikë, Musa Hajdari me 24 pikë, Vijona Kryeziu me 18 pikë dhe të gjithë atletët e tjerë. Të tjerët që grumbulluan pikë, janë si: Kreshnik Baxhuku, Suad Kryeziu, Granit Kryeziu, Ilir Rrudhani, Saranda Rrudhani, Erblina Kryeziu dhe i vogli Arben Kryeziu që shkëlqeu në vrapimin 3000 metra, duke u shpallur nënkampion edhe pse është junior i ri po ashtu ndihmoi klubin në dy stafetat. Si klub kemi qenë të ngarkuar me aktivitete ndërkombëtare dhe kjo fitore nuk është që na duhej apo që na ka munguar por për shkak të opinionit në një mënyrë jemi detyruar të marrim pjesë, përndryshe mendoj se duhet shqyrtuar r mundësit viteve që vijnë se a do të jemi pjesëmarrës.  Arsyeja kryesore është që nuk vlerësohet si duhet kampionati dhe kupa e Kosovës, shpenzohet jashtëzakonisht shumë nuk fitohet asgjë, maltretohen atletët dhe nuk kanë asnjë motiv më të voglin të bëjnë garë në një organizim të tillë, thuhet nga klubi Rogana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat