Rekordmeni Bolt: Ja kur do tërhiqem përfundimisht nga sporti

Atletika

Rekordmeni Bolt: Ja kur do tërhiqem përfundimisht nga sporti

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:42
Usain Bolt

Atleti xhamajkan Usain Bolt ka deklaruar se pas Kampionatit Botëror të Atletikës që zhvillohet verën e ardhshme në Londër do të tërhiqet nga sporti, duke konfirmuar kështu atë që tha edhe pas Olimpiadës.

Fituesi i 9 medaljeve të arta olimpike në 100, 200 dhe stafetën 4×100 metra, do të zbresë për herë të fundit në datat 5-13 gusht 2017, në Botëror. 

“Do të tërhiqem përfundimisht nga sporti pas Botërorit, që do të jetë aktiviteti im i fundit”, ka thënë Bolt së fundmi për mediat e vendit të tij.

Rekordmeni i botës ka deklaruar gjithashtu se në qershor, do të zhvillojë edhe garën e tij të fundit në vendlindje, atë të “The Racers Grand Prix”.

“Dua t’u jap patriotëve të mi edhe një kënaqësi të fundit, për të më parë në një garë aty ku kam nisur të mësoj të vrapoj. Shpresoj që deri atëherë të jem në formë, pasi dua ta mbyll karrierën me të tjera triumfe”, u shpreh atleti xhamajkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat