O njerz kthjellnu more, po kjo nuk ndodhë as në Bangladesh

Atletika

O njerz kthjellnu more, po kjo nuk ndodhë as në Bangladesh

Nga: Zijadin Kryeziu Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 22:24
Zijadin Knjerzryeziu

FAK-u “model” për federatat tjera falë apetiteve për poste .Federata Atletike e Kosovës e mbyllur hermetikisht për prurje tê reja, sot u mbajt kuvendi zgjedhor dhe në kët kuvend zgjidhen njerëz në bord dhe kryesi pa asnjë kriter që realisht kjo nuk ndodhë në federata të tjera dhe askund në shtetet normale. Ka vite të tëra që kam reaguar për këto parregullsi por kot vetëm kështu i konvenon këtyre njerzve.

Në këtë federat lejohen të votojnë shoqatat e Trajnereve, referëve dhe veteranëve edhe pse shoqatat në fjalë nuk kanë statutin e as organet e tyre që duhet ti posedoj një shoqatë qka është më keqja këto shoqata nuk kan mbajtur asnje takim ku është dashur të vendoset se kush të delegohet për votim por e kanë emëruar veten dhe si të tillë i ka pranuar FAK-u sigurisht që për ta ka qenë krejt në rregull por një federatë e pranuar në të gjitha asociacionet ndërkombëtare me këto parregullësi normal duhet të ndëshkohet. Të gjithë këta në një mënyrë e pranojnë që nuk bën të ushtroj në të njëjtën kohë detyren e trajnerit dhe të referit por sipas tyre e bëjnë për hir të "Atletikës".

Në kët përbërje të bordit ka trajner që njëkohësisht drejtojnë edhe klube edhe janë gjyqtar, po thuajse i tërë bordi janë edhe gjyqtarë pra ndajnë drejtësin dhe ngritin doren poshtë e lartë në mbledhje të bordit përpos Halil Sylejmanit që zyrtarisht nuk drejton ndonjë klub dhe nuk e kam parë në cilesi të referit të tjerët te gjithë janë gjyqtarë, disa trajner dhe gjyqtar por tani ka mundësi të referoj edhe Kryetari pse jo.

Për hir të opinionit sportiv këta individ mund ti gjeni po thuajse të gjithë në listat e gjyqtareve ku kanë marrë meditje, në të njëjten kohë edhe trajner edhe refer pra duke I referuar dhe matur kohët garuesve të vet e tash janë edhe në bord, pra trajner, gjyqtarë dhe në bord ka mundësi të marrin edhe ndonjë post nuk është çudi. Ka mundësi edhe federatat tjera me na marrë si "model" ku trajneret ne futboll , basketboll, sporte luftarake etj, munden me referu vet po pse të mos hyn edhe në bord bile.

O njerz kthjellnu more po kjo nuk ndodhë as në Bangladesh. Ka klube që nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet garues me vite, ka te tjera që formojnë klube pa asnjë kriter vetëm për tu futur në pozicione udhëheqëse dhe nuk kanë për qëllim punën me atletë , vetëm hyni dhe shiqoni kalendaret e garave nder vite dhe do bindeni vet se nuk mund ti gjeni askund përpos afer zgjedhjeve marrin ca fëmijë nëpër shkolla i sjellin në dy tre gara e sillen si gusat në mjegull, paramendoni si e drejtojnë një federatë këta individ dhe jo rastësisht edhe si federatë nuk na bën mall askush as mediat , as federatat tjera e çka kanë faj ata pak atletë kualitativ që pikërisht për shkak të këtyre individëve të mos trajtohen si duhet.

Të nderuar zyrtarë të sportit të Komitetit olimpik nuk e di a ka qenë prezent ndonjë zyrtar i juaji por kjo gjendje nuk e ndihmon atletin, Atletiken dhe sportin në përgjithësi andaj është momenti të reagoni edhe ju nëse njëmend jeni për sportin dhe punoni për vlera sportive ,në të kundërten nëse i mbyllni sytë do jeni edhe ju financues të këtyre parregullsive, unë për hir të sportit jam i gatshëm të ballafaqohem me të gjithë ata që mendojnë që vetëm po shkruaj kot, kam një mal argumente dhe i rri prapa kritikave të lartëcekura. Unë nuk kam asnjë ambicie tjetër përpos ambicieve për rezultat por fatkeqësisht këto rezultate nuk ka kush ti vlerësoj.

Personalisht nuk kam asnjë konflikt interesi me askend por kur është në pyetje Atletika nuk mundë të hesht sepse mendoj se është obligim profesional e mbi të gjitha obligim moral dhe nuk dua në asnjë mënyrë të jem kontribues parregullsive. Atletika është vula e lojërave olimpike prandaj ne nuk guxojmë të sillemi kështu.

Autori është përzgjedhës i kombëtares së Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat