Sylejmani i ka dy fjalë për klubet!

Atletika

Sylejmani i ka dy fjalë për klubet!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 19:42
Halil Sylejmani

Atletika si shumë sporte tjera ballafaqohet me vështirësi të shumta sidomos me infrastrukturën sportive! Halil Sylejmani, u rizgjodh kryetar edhe për katër vitet e ardhshme i cili tha se klubet duhet të jenë edhe më të organizuara dhe t’i përmbahen edhe kritereve të organizmave më të lartë, si Federatës Ballkanike, asaj evropiane dhe botërore.  Ai shprehet se do t’ia arrijnë qëllimet që kanë në programin e federatës. “Mendoj që do të arrijmë qëllimin sikur deri me tani, dhe duhet edhe me tepër me punuar. Le ta dinë mirë edhe klubet se pa përgatitje të mirë nuk ka pjesëmarrje ne arenën ndërkombëtare, sepse ne si federatë nuk ekzistojmë prej dje, por qe nga 21 shtatori 1991 dhe si federatë e pavarur. Andaj pranimi ynë në të gjitha mekanizmat, si në Federatën Ballkanike, Evropiane e Botërore,  është derë e hapur për pjesëmarrje në garat që organizohen nga këta organizma dhe synimi ynë është rezultati dhe jo vetëm pjesëmarrja. Besoj se me një angazhim në klube gjithashtu departamenteve të sporteve nëpër komuna, si dhe federata, me përkrahjen si Ministria e Sportit, do të ia arrijmë që ta prezantojmë kombëtaren e Kosovës kudo që do të marrim pjesë”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Problem është infrastruktura, e cila është ndër faktorët kyqe për trajnime dhe besoj se edhe këtu do të angazhohen udhëheqja e FAK-ut së bashku me faktorë të tjerë, Ministria e Sportit dhe Komunat, që të krijojmë kushte sa  me të mira, besoj që edhe rezultati është i pakontestuar. Federata do të bëjë çmos me hapa të sigurt, në bashkëpunim me federatat simotrat në rajon dhe më gjerë, sepse bashkëpunimi dhe garimi sigurisht do të ndikojë në marrjen e përvojave të tjera, dhe kështu rezultatet besoj që do të arrihen. Klubet do të kenë obligim ligjorë dhe statutarë, që të kenë organizimin brenda klubit, me udhëheqjen e saj,  bordin e zgjedhur në mënyre demokratike, kryetarin e bordit, sekretarin dhe organet tjera brenda klubit. Përndryshe do ta kenë vështirë të janë anëtare të federatës. Duhet të zbatohen rregullat e federatave ndërkombëtare, ku jemi anëtar i barabartë me federata tjera”, tha Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat