Sylejmani ia tha troç Hasanit! Mbretëresha e Sporteve me peripeci të shumta!

Atletika

Sylejmani ia tha troç Hasanit! Mbretëresha e Sporteve me peripeci të shumta!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 dhjetor 2016 Në ora: 16:55
Halil Sylejmani

Atletika apo Mbretëresha e Sporteve ka pasur peripeci të shumta gjatë vitit 2016! E para, kishte probleme me shtigjet e atletikës në stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Pothuajse shumicën e garave i zhvilluan jashtë Mitrovicës, për shkak të renovimit të shtegut. Atletëve e atleteve iu mungojë shtegu, sepse disa herë ishin të detyruar të stërvitni edhe në Shkup ose edhe në fusha të improvizuara e në kushte të mjerueshme. Pas një kohe (në muajin shtator) iu kthyen këtij shtegut, por me shumë defekte. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, atëkohë kishte deklaruar:

“Shtegu nuk është i rregulluar ashtu si e parashohin rregullat ndërkombëtare (IAAF), por ka gunga të vogla dhe tejet të rrezikshme për të garuar atletët”. Atletja e talentuar në Kosovë, Vijona Kryeziu, kishte shprehur brengat e saj dhe ishte lënduar gjatë një gare në shtegun e Mitrovicës. “Pas fitores në 100 metra, 400 m. dhe 4x100 m. jam rrëzuar si pasojë e shtegut (në Mitrovicë) i cili ka shumë defekte dhe është shumë i rrezikshëm”, kishte deklaruar me 29 shtator Vijona për gazetën kombëtare “Bota sot”. Me gjithë telashet e mëdha, pra në mungesë të shtegut me tartan, morën pjesë me dy atletë në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Musa Hajdari në 800 metra dhe Vijona Kryeziu në 400 metra, lanë përshtypje të mira në Rio!

E veçanta tjetër, Halil Sylejmani, me 21 dhjetor, e kishte tërhequr kandidaturën për nënkryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës, me arsyen se idetë dhe projektet e tija nuk përputhen dhe nuk janë në një vijë me ato të kryetarit të rizgjedhur Besim Hasani. Sylejmani ka qenë i vetmi nga kuvendarët që troç ia tha Hasanit, se në “Rio 2016” ka shkuar me një delegacion prej 72 vetash, kryesisht me ‘turistë’. “Kam marrë pjesë që nga viti 1990 n garat e pavarura sportive të shtetit të Kosovës , që të jemi gati për një pjesëmarrje në gara të ndryshme. Me 21.09. 1991 kemi themeluar Federatën Atletike dhe gjithnjë duke organizuar gara në nivelin e Republikës së Kosovës dhe jashtë saj me peripeci të shumta e të hidhura. Në vitin 1992 u formua edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, ku ndër përfaqësuesit e federatave olimpike isha unë nga FAK-u. Dhe u zgjodh kryetari e kështu me radhë, tjetri e tjetri dhe jemi këtu ku jemi. Erdhi edhe pjesëmarrja e parë në mënyrë të lirë në olimpiadën e Rios dhe mbretëreshës nga FAK-u asnjë përfaqësues të udhëheqjes nuk u ftua nga i njëjti kryetar i asociacionit olimpik”, tha Sylejmani, i cili ka qenë ndër të parët në themelimin e sporteve të pavarura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat