Flasin heronjtë e ‘Rio 2016’

Atletika

Flasin heronjtë e ‘Rio 2016’

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 22:42
Usain Bolt

Ata ishin pikat kulmore të Olimpiadës së Rio de Zhaneiros dhe për këtë, rezervuan ditën e fundit për të uruar të gjithë tifozët e tyre por edhe të disiplianve të tjera sportive, për një 2017 sa më të mbarë

Atletët e Lojërave Olimpike braziliane i kushtuan pak sekonda secilit prej mbështetësve që i përkrahu në 12 muajt e kaluar, me të parin sprinterin xhamajkan Usain Bolt.

"Ky sezon ishte i shkëlqyer, dhe saktësisht kështu doja që të mbaronte. Dola fitimtar, jam 9 herë kampion olimpik dhe për mua ishte vërtet i madh. Jam shumë i lumtur. Vitin tjetër dua të vazhdoj të bëj gjëra të mëdha", thotë atleti Usain Bolt.

"Dua të them se jam shumë e lumtur për atë që arrita në 2016, për ndihmën që i dhashë refugjatëve. 2016 ishte i shkëlqyer por në vitin 2017 shpresoj të ndihmoj akoma më shumë, dhe të arrij objektivat e mi", thotë Yusra Mardini, skuadra olimpike e Refugjatëve.

Mes atyre që iu bashkuan urimit sportiv për një 2016 të mbarë ishin dhe vëllezërit Braunli, protagonistët e lojës së ndershme me imazhet që bënë xhiron e botës kur ndihmuan njëri tjetrin duke u fokusuar te finishi dhe jo te fitorja. 

"Pika kulmore e 2016 ishte Olimpiada e Rios dhe kalimi i finishit, që ishin arritje fantastike. Arritëm të dy një ëndërr që zgjaste prej një jete. Në 2017 dua të garoj sërish dhe ndoshta të fitoj ndaj vëllait tim”, thanë Jonathan Alistair Brownlee.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat