Kur stërvitemi nëpër rrugë rrezikohemi nga makinat!

Atletika

Kur stërvitemi nëpër rrugë rrezikohemi nga makinat!

Nga: Suad Kryeziu Më: 10 janar 2017 Në ora: 19:10
Suad Kryeziu

Debate

Përgatitjet dimërore në Ulqin pa dyshim se ndihmuan atletët e atletet goxha mirë për të arritur sadopak një formë mesatare. Megjithatë, edhe pse me pak ditë është e vështirë që të ngritët forma aq shumë, por sidoqoftë edhe ashtu nuk na duhet që ta ngrisim formën maksimale tani, sepse nuk kemi ndonjë aktivitet dhe nuk duhet të harxhohemi edhe aq shumë dhe kaq herët. Tani po përballemi me kushtet klimatike shumë të ftohta, me temperatura   deri -15 gradë gjatë ditës që është shumë e vështirë për ne atletët të stërvitemi në ambiente të hapura, ku nuk kemi as salla të mbyllura sikur vendet e zhvilluara që i kanë të gjitha kushtet për të stërvitur në të gjitha temperaturat.

Është e vështirë dhe e rrezikshme të stërvitemi me një intensitet më të lartë në këto ditë aq të ftohta. Në këto kushte pa ambiente të mbyllura është shumë e vështirë të përballemi dhe të stërvitemi, dhe për atë arsye nuk mund të kemi aq shumë sukses të madh në garat dimërore që mbahen në salla të mbyllura, sepse ne vetëm kur garojmë i shohim ato salla, ndërsa në stërvitje kurrë, sepse nuk kemi fare asnjë te vetme dhe aty duhet të kemi shumë përvojë, sepse është rrethi 200 metra dhe është kthesa shumë më e ashpër dhe për atë arsye që nuk e praktikojmë, kemi shumë vështirësi dhe na mungon përvoja e duhur për të bërë një paraqitje sa më të mirë në salla të mbyllura.

Temperaturat minus, trashësia e borës, janë veçori e muajit janar. Normalisht se nëse kemi mbi 50 centimetra borë është e pamundur ta zhvillojmë një stërvitje normale bile as vrapim të lehtë nuk mund të bëjmë e detyrohemi të dalim nëpër rrugë të stërvitemi sadopak ta mbajmë formën edhe pse rrezikohemi edhe nga makinat që mund të na rrezikojnë në çdo moment, por çka të bëjmë jemi me një vend që duhet të përballemi më shumë sfida të mëdha, por vullneti madh i bënë të gjithat dhe të pamundurën e bën të mundur.  Viti 2017 do t’i ketë specifikat e veta.

Në këtë vit do të kemi ngritje të rezultateve, sepse jemi duke punuar shumë për atë drejtim dhe mendoj se nuk do të na mungojnë sukseset, sepse e kemi dëshmuar që mund të ia dalim dhe që kemi cilësi në vendin tonë, vetëm duhet punë dhe përkushtim sa më të madh, sepse jemi duke ecur në hapa të sigurt dhe shpresojmë befasi të mëdha në këtë vit.

Autori është atlet i klubit kampion Rogana dhe anëtar i kombëtares së Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat