Nuk e kemi asnjë stadium sipas standardeve, kërkojnë rezultate

Atletika

Nuk e kemi asnjë stadium sipas standardeve, kërkojnë rezultate

Nga: Kemajl Goca Më: 31 janar 2017 Në ora: 17:51
Suad Kryeziu

Debate

Dalëngadalë i afrohemi stinës së pranverës, këto ditë dimri kemi kaluar shumë sfida të mëdha. Faktikisht kishte temperatura shumë të ftohta, por përkundër këtyre ditëve shumë të ftohta prapë jemi munduar t’i mbajmë të gjitha stërvitjet në mënyrë të rregullt dhe me një intensitet goxha të lart edhe pse nuk është e lehtë, sepse është e rrezikshme të punosh gjëra shumë të forta në këto kushte, në muajin që po vjen, domethënë në shkurt na presin garat që do të jetë gara e parë: ‘Vrapimi i Pavarësisë’ me 17 shkurt dhe po e presim me padurim që të vrapojmë. Shpresojmë që të ecin stërvitjet mirë mos të kemi ndonjë problem dhe të dalim sa më mirë në gara. Sa i përket garave në shteg njëherë nuk kemi, pothuajse asnjë garë deri në prill sepse në Kosovë nuk ka salla të mbyllura e për atë arsye nuk mundemi, por vetëm gara rrugore dhe kroset mund të zhvillohen në dimër tek ne. Këtë vit do të ketë lëvizje më të mëdha në rezultate sepse po vijnë më shumë talent e shpresojmë që të ketë cilësi më të mirë dhe të na zëvendësojnë sadopak gjeneratën tonë, sepse gjenerata jonë që jemi disa mendoj se jemi gjeneratë e artë sepse kemi filluar shumë herët dhe tani jemi seniorët e nuk i kemi ndërprerë kurrë stërvitjet. Kjo është shumë vështirë në këto kushte që të stërvitesh mbi 13 vjet pandërprerë dhe pa ndonjë përkrahje të madhe por vullneti i madh i bënë të gjitha.

Mungesa e shtegut? Kam frikën se edhe në këtë vit do të përballemi me të njëjtin problem siç jemi përball që dy vite me radhë, sepse deri me tani nuk është ndërmarr asgjë dhe nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje, mendoj se do të kemi ngecje shumë të mëdha të rezultateve dhe të garave. Është e pakuptueshme për një qeveri që mos ta ndërtojë së paku një stadium olimpik me përmasa dhe standarde që kërkohen sipas IAAF-it, nuk e kemi asnjë stadium sipas standardeve, e kërkojnë rezultate pastaj, me kushtet që po përballemi ne mendoj se jemi duke e bërë te pamundurën por nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje mendoj se do të zbehët shumë atletika. A do të ishte mirë që të kemi iniciativë nga të gjitha klubet që në çdo komunë të kërkojmë shteg të atletikës? Kërkesat tona nuk kanë munguar asnjëherë por asnjë kërkesë nuk është aprovuar, ne nuk e kemi asnjë shteg si duhet me përmasa olimpike si e kërkon IAAF-i e lere më në çdo komunë. Në komunën e Gjilanit është ndërtuar një shteg që i plotëson kushtet për stërvitje por ende s’kemi filluar të stërvitemi aty shpresojmë që tani ta lëshojnë në përdorim dhe që të mos kemi ndonjë problem për shfrytëzimin e shtegut të atletikut.

Autori është atlet i klubit kampion Rogana dhe i kombëtares së Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat