Zyrtari rus: Trajnerët e atletikës nuk mund të punojnë pa dopiong

Atletika

Zyrtari rus: Trajnerët e atletikës nuk mund të punojnë pa dopiong

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 15:12
Ilustrim

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Vitaly Mutko, që është i angazhuar për sport, ka pranuar se shumë trajnerë të Rusisë ishin përgjegjës për atletët, që kanë përdorë doping.

“Atletët i kanë shkelur rregullat dhe shumë trajenrë nuk e kuptojnë se si të punojnë pa doping dhe është koha e fundit për ata që të pensionohen”, tha sot zoti Mutko për agjencinë shtetërore R-Sport.

Asociacioni Ndërkombëtar i Federatave të Atletikës (IAAF) në nëntor të vitit 2015, i ka dënuar atletët e Rusisë duke mos u lejuar pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare, pasi një hetim i pavarur i Agjencisë Botërore Kundër Dopingut (WADA) konkludoi se qeveria e Rusisë kishte dorë në skemën e përhapur të dopingut.

Dje, IAAF tha se Rusia ndoshta nuk ka gjasë që tërheqja e plotë e dënimit të bëhet para muajit nëntor të këtij viti.

Rusia ka pranuar se disa atletë të saj kanë bërë mashtrime, por e ka hedhur poshtë ekzistimin e programit për doping të sponzorizuar nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat