Ky është shpërblimi për shqiptarin që fitoi të artën në Beograd

Atletika

Ky është shpërblimi për shqiptarin që fitoi të artën në Beograd

Më: 9 mars 2017 Në ora: 16:24
Izmir Smajlaj

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ka pritur kampionin e Evropës në kërcim së gjatin, Izmir Smajlaj. Ministrja ka vlerësuar talentin shkodran, duke theksuar se për të do të ketë dhe një shpërblim. Evropiani ishte mbajtur në Beograd.

“Ne do të mbështesim me zemër dhe jo vetëm, në mënyrë që ti të vijosh stërvitjen dinjitoze, e pse jo, të shpallesh edhe kampion bote. Na ke dhënë një shtysë të fortë që të bëjmë edhe më shumë për sportin”, tha ministrja Nikolla.

23-vjeçari do të marrë një shpërblim prej 4 milionë lekësh, por kjo do të ndodh pasi të përgjigjet e analizës së dopingut, e cila ka një afat rreth 2 javë pas garës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat