Hajdari, i artë në Mal të Zi

Atletika

Hajdari, i artë në Mal të Zi

Nga: K.G Më: 2 maj 2017 Në ora: 11:59
Pamje nga një garë

Atletët e atletet e kombëtares së Kosovës, bënë paraqitje jashtëzakonisht të mirë në Mitingun Ndërkombëtar në Tivar në atletikë. “Musa Hajdari u stolis me medalje të artë në disiplinën 800 metra, Astrit Kryeziu fitoi të argjendtën, ndërsa Gresa Bakraçi në 800 metra dhe Granit Kryeziu në 400 metra, u stolisën me medalje të bronztë.

Në paraqitje të mirë që vlen të përmendet është e atletit Muhamet Smajli ku në disiplinën 800 metra vrapoi për 1:55.64, ky rezultat është premtues për të ardhmen e këtij atleti”,  bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat