Po vjen gara më e madhe në vendin tonë!

Atletika

Po vjen gara më e madhe në vendin tonë!

Më: 3 maj 2017 Në ora: 10:46
Pamje nga një garë

Federata Atletike e Kosovës, me kryetarin Halil Sylejmani, ka bërë publik orarin e turit të regjistrimit nëpër qendrat më të mëdha të Kosovës.

Kësisoj, sipas Këshillit Organizativ, të interesuarit për të marrë pjesë në edicionin e 17-të të Gjysmëmaratonës së Prishtinës, e që jetojnë larg kryeqytetit, e kanë mundësinë të regjistrohen në qytetin më të afërt nga 6 qendrat e përcaktuara.

”Sipas kësaj agjende, të dielën më 7 maj, do të fillohet me Mitrovicën, për të vazhduar një ditë më vonë me Pejën.

Më 9 maj qendra mobile e regjistrimit do të hapet në Gjakovë, kurse më 10 Maj kjo qendër do të kalojë në Prizren.

Në dy ditët e fundit të këtij turi, regjistrimi do të jetë i hapur në Ferizaj (11 Maj) dhe Gjilan (12 Maj).

Në secilën prej këtyre vizitave, regjistrimi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në 16:00.

Ndërkohë në Prishtinë, regjistrimi do të hapet nga 6 maji deri më 13 Maj, nga ora 09:00-18:00 para Teatrit Kombëtar.

Gjysmëmaratona e Prishtinës, sivjet do të jetë edhe kampionat ballkanik, dhe do të mbahet më 14 maaj, nga ora 10:00”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat