Kenianët konfirmojnë pjesëmarrjen në garën më të madhe në Kosovë

Atletika

Kenianët konfirmojnë pjesëmarrjen në garën më të madhe në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 5 maj 2017 Në ora: 16:18
Kipruto Kibire

Nuk kanë më shumë se tetë ditë para garës së madhe ndërkombëtare, gjysmëmaratona  “Prishtina 2017’, njëherësh është Kampionati  Ballkanik në atletikë, raporton gazeta 'Bota sot'. Këshilli Organizativ, në krye me Halil Sylejmani, shpalosën disa detaje para kësaj gare të rëndësishme. Deri më tash tetë kenian kanë konfirmuar pjesëmarrjen në gjysmëmaratonë, e cila do të zhvillohet me 14 maj, në orën 10.00, në relacionin Prishtinë, Kastriot-Fushë Kosovë – Prishtinë. 

Atletët kenian që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, janë: Benard Muinde Matheka, Edwin Cheruiyot Melly, Moses Masai Komon, Moses Kipruto Kibire, te femrat: Gladys Jepkurui Biwott, Betty Chepleting, Teresa Flavious Kwamboka, Heleln Jepkosgei Kimutai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat