Sylejmani: Qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijesohen...

Atletika

Sylejmani: Qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijesohen...

Më: 15 maj 2017 Në ora: 11:27
Gjatë një konference

Kenianën dominuan në gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2017”, e cila u organizua për herë të 17-të më radhë. Në konkurrencën e meshkujve, atleti nga Kenia, Benard Muinde Matheka, triumfoi me kohë 1.05:53 orë, ndërsa te femrat Betty Chepleting nga Kenia zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1.16:24 orë. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, tha se ka qenë një garë jashtëzakonisht e suksesshme.

“Gjysmëmaratonën e këtij viti e ka bërë të veçantë edhe nxjerrja e kampionëve të Ballkanit. Me numrin e pjesëmarrësve jam i kënaqur, por jo plotësisht, pasi kam pritur edhe më shumë. Qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijesohen dhe të marrin pjesë në numër sa më të madh. Fituesit e këtij edicioni do të poentohen dhe presim të marrim edhe vlerësimin e ndërkombëtarëve se me çfarë note do të na vlerësojnë. Jemi të kënaqur me organizim, nuk e kemi pasur as edhe të vetmen pengesë”, ka thënë Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat