Kryeziu: Kur ballafaqohesh me atletë nga shtetet që janë superfuqi - Bota Sot
Kryeziu: Kur ballafaqohesh me atletë nga shtetet që janë superfuqi

Atletika

E martë, 12 dhjetor 2017

Kryeziu: Kur ballafaqohesh me atletë nga shtetet që janë superfuqi

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2017 Në ora: 11:11
Pamje nga një garë

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Zijadin Kryeziu, vlerësoi rezultatet e garuesve të tij në garën frankfone, që u mbajt në Abidjan të Bregut të Fildishtë.  Përfunduan garat e atletikës në lojërat e VIII- ta frankofone. Republikën e Kosovës në garat e atletikes përfaqësuan Atleti Astrit Kryeziu, Musa Hajdari dhe atletja Vijona Kryeziu. Atletët gjatë këtyre ditëve u paraqiten mjaftë mirë ku të tre garuesit arritën të kualifikohen në finale.

Astrit Kryeziu në disiplinë 800 metra në finale ishte i 4-ti ku bëri një garë të shkëlqyer deri në metrat e fundit dhe ishim shumë afër medaljes. Musa Hajdari në disiplinë 1500 metra, po ashtu u kualifikua për finale si 4-ti në grup kurse në finale ishte në pozitën e 6-të në një konkurrencë shumë të fortë. Vijona Kryeziu në disiplinën 400 metra po ashtu arriti të kualifikohet në finale dhe hyri me 8 finalistet më të mira por në finale kishte një komplikim me lëndim dhe përkundër dëshirës për t’u plasuar më mirë u detyrua të ndërpret garën.

Vlen të ceket se në gara të tilla në përgjithësi bëhen gara taktike për plasman dhe nuk u jepet hapësirë arritjes së rezultateve të mira, është e vërtet që në gara të tilla të ballafaqohesh me atletë nga shtetet me shumë përvojë që janë superfuqi e shtigjeve të mesme siç është Maroko e shtete tjera të Afrikës nuk është gjë e lehtë me gjithë atë atletët kanë bërë përpjekjet maksimale që të plasohen sa më mirë, vetë fakti që të tre garuesit arritën deri në finale në pozitat 4, 6 dhe 8 është diçka që nuk është arritur asnjëherë në atletikën e Kosovës sa i përket plasmanëve dhe kjo është një gjë e mirë pasi që është hera e parë që marrim pjesë në këto lojëra dhe realisht u paraqitem mirë”, ka thënë Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test