Kryeziu në Kampionatin Botëror

Atletika

Kryeziu në Kampionatin Botëror

Nga: K.G. Më: 4 gusht 2017 Në ora: 15:09
Astrit Kryeziu gjatë një vrapimi

Atleti i kombëtares së Kosovës, Astrit Kryeziu, do të merr pjesë në Kampionatin Botëror të atletikës, i cili do të mbahet në Londër. “Në mesin e 2038 atletëve edhe Kosova do të paraqitet me atletin Astrit Kryeziu në disiplinën 800 metra, ku presim të na përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Kryeziu paraqitjen e parë do e bëj më 5 gusht,  duke filluar prej orës 13.30 sipas kohës tonë lokale. Në këtë kampionat marrin pjesë mbi 205 shtete me 2038 atletë, prej tyre 1080 meshkuj dhe 958 femra dhe do të garojnë në 25 disiplina të ndryshme”, bëhet e ditur nga Federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat