Mimoza Kusari vrapon me këtë djalosh për një arsye shumë të fortë - Bota Sot
Mimoza Kusari vrapon me këtë djalosh për një arsye shumë të fortë

Atletika

E enjte, 14 dhjetor 2017

Mimoza Kusari vrapon me këtë djalosh për një arsye shumë të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2017 Në ora: 13:47
Mimoza Kusari e Tirron Mamusha

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ndryshe e partisë Alternativa, njihet për kokëfortësinë e saj kur do me arritur qëllimin!  Kusari po përgatitet maksimalisht për një garë shumë të vështirë, maratonën e atletikës, që për herë të dytë do të organizohet në Komunën e Gjakovës.

Ajo stërvitet pothuajse çdo ditë ku shihet në foto me djaloshin Tirron Mamusha, me të cilën janë në një klub ‘Gërmia555’.

“Ne  jemi në grup me Mimozën, pra në klubin ‘Germia555’. Njëkohësisht jam edhe maratonist. Klubi më ka cilësuar si Shpresë Olimpike”, ka thënë Tirroni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Mimoza ka dy gjëra në misionin e saj: Kur përgatitet për një garë, synon të shkojë deri në fund! E dyta, kur e nis një punë, do që ta përfundojë deri në pikën e fundit dhe askujt nuk i frikësohet nga konkurrenca, sepse e ka për qejfi konkurrencën sidomos kur i mposhtë kundërshtarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test