Cilët janë kampionët e ri në atletikë? - Bota Sot
Cilët janë kampionët e ri në atletikë?

Atletika

E enjte, 14 dhjetor 2017

Cilët janë kampionët e ri në atletikë?

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 16:45
Pamje nga gara

Atletët e atletet e klubeve të ndryshme dëshmuan formë të mirë në kampionatin e Kosovës, që u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.  Klubi i atletikës Rogana, fshat nga Dardana, Llapi nga Podujeva dhe Prizreni,  treguan rezultatet më të mira. “Në garë morën pjesë mbi 300 garues nga 17 klubet e Kosovës.  Klubet më të suksesshme në plasmanin e përgjithshëm ishin klubi atletik Rogana, Llapi nga Podujeva dhe Prizreni. Në kategorinë e meshkujve fitues i kupës së Republikës u shpall Rogana Në kategorisë e femrave fitues i kupës së është Llapi”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës. 

Cilët janë kampionët e ri? Vijona Kryeziu (Rogana) në disiplinën 100 e 200 metra; Leart Osmanaj (Prizreni) 100 e 200 metra; Vijona Kryeziu (Rogana) në 400 metra; Gresa Bakraqi (Besa) në 800 metra; Astrit Kryeziu (Rogana) në 400 metra; Musa Hajdari (Rogana) në 800 metra; Luljeta Shala (Llapi) në 1500 metra e 3000 metra; Musa Hajdari (Rogana) në 1500 metra; Çlirim Hyseni (Trepça '89) në 3000 metra; Nebahate Maqastena (Gërmia555) në 5000 metra. Në disiplinat teknike: Merlinda Kryeziu (Malisheva) në lartësi; Rita Hajdini (Llapi) në trehapësh; Erudit Rysha (Prizreni) në trehapësh e gjatësi; Ardita Uka (Trepça) në hedhjen e gjyles, në disk e të shtizës; Sejdi Blakaj (Besa) në disk, Arsim Miroci (Juniku) në hedhjen e gjyles; Argjend Avdia (Besa) në shtizë. Llapi i pari në 4/100 metra e 4/400 metra femrat-seniore,  Rogana kampion në 4/100 e 4/400 metra (meshkuj).

“Edhe këtë vit atletët tanë treguan se janë më të mirët në mbretëreshën e sporteve dhe gjatë këtyre dy ditëve fituan 9 vende të para, 4 të dyta dhe 3 vende të treta. Realisht kishim disa probleme në përbërje të ekipit pasi që atletët Suad dhe Granit Kryeziu si dhe Majlinda Canaj ishin të lënduar dhe nuk arriten të japin kontributin e tyre në disa disciplina ku në mungesë të tyre humbëm shumë pike, por ne si klub arritëm përsëri të ngadhënjejmë falë triumfit të Musa Hajdarit, Astrit Kryeziut, Vijona Kryeziut që e kishin barrën kryesore gjatë. Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e atletëve të tjerë siç janë Ilir Rrudhani, Suad Kryeziu, Arben Kryeziu, Mirsad Kryeziu dhe Fitim Kryeziu. Ne fituam edhe në stafetat 4x100 m. dhe 4x400 m. në kategorinë e meshkujve. Në stafetën 4x100 m. vrapuan: Musa Hajdari, Granit Kryeziu, Kreshnik Baxhuku dhe Astrit Kryeziu, kurse në 4x400 m. u zëvendësua Granit Kryeziu nga Arben Kryeziu pasi që Graniti ka kohë që është i lënduar dhe nuk rrezikuam të përkeqësojmë më tepër lëndimin. Ne vite me radhë e kemi përsëritur këtë sukses me vite tëra jemi shpallë kampion edhe pse në kushte dhe rrethana të vështira pa infrastrukturë të duhur për të zhvilluar këto disiplina”, bëhet e ditur nga KA Rogana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test