Tirana do të presë për vitin e dytë radhazi gjysmëmaratonën - Bota Sot
Tirana do të presë për vitin e dytë radhazi gjysmëmaratonën

Atletika

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Tirana do të presë për vitin e dytë radhazi gjysmëmaratonën

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 11:50
Pamje nga një garë

Tirana më 15 tetor do të presë për vitin e dytë radhazi gjysmëmaratonën, aktivitetin më të madh sportiv të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Por nisur nga masiviteti i një ngjarje sportive me përmasa ndërkombëtare, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës dhe sigurinë e vrapuesve.Kur mbeten edhe pak ditë nga mbajtja e Maratonës, Bashkia e Tiranës gjen rastin që t’u bëjë thirrje çdo qytetari të apasionuar pas vrapimit që të regjistrohet në adresë

Por nisur nga masiviteti i një ngjarje sportive me përmasa ndërkombëtare, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës dhe sigurinë e vrapuesve.

Kur mbeten edhe pak ditë nga mbajtja e Maratonës, Bashkia e Tiranës gjen rastin që t’u bëjë thirrje çdo qytetari të apasionuar pas vrapimit që të regjistrohet në adresën: www.maratonaetiranes.al dhe të bëhet pjesë e garës në një nga kategoritë në të cilat do të zhvillohet maratona.

Afati i fundit për regjistrimin në Maratonë është data 08.10.2017, ndaj kushdo që deri më tani nuk është regjistruar duhet të nxitojë të aplikojë dhe të nisë sa më parë stërvitjen.

Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës.

Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza.

Gjysmëmaratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km ku marrin pjesë atletë profesionistë; 10 km ku marrin pjesë vrapues amatorë dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test