IAAF përzgjedh “Atletët më të mirë të vitit”, fitojnë Barshim dhe Thiam - Bota Sot
IAAF përzgjedh “Atletët më të mirë të vitit”, fitojnë Barshim dhe Thiam

Atletika

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

IAAF përzgjedh “Atletët më të mirë të vitit”, fitojnë Barshim dhe Thiam

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 06:43
Atleti nga Katari, Mutaz Essa Barshim dhe atletja belge Nafissatou Thiam

Atleti nga Katari, Mutaz Essa Barshim dhe atletja belge Nafissatou Thiam, janë shpallur nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) si dy “Atletët më të mirë të vitit 2017”. Dy kampionët kanë triumfuar në “garën” mes më të mirëve në sportin e “mbretëreshës”, për këtë çmim të përvitshëm të IAAF. 26-vjeçari Mutaz Essa Barshim triumfoi në Botërorin e atletikës në garën e kërcimit së larti, duke marrë medaljen e artë.

Ai ka dominuar dhe triumfuar në të gjitha eventet ku ka marrë pjesë këtë vit, duke shkëlqyer me paraqitjen e tij. Në garë për këtë trofe, ai mposhti britanikun Mo Farah dhe afrikano-jugorin Wayde Van Niekerk.

Ndërsa atletja belge Nafissatou Thiam është kampione e botës në disilinën e 7-garëshit, ku mori edhe medaljen e artë në Botërorin e Londrës, ku shkëlqeu me paraqitjen e saj edhe pse vetëm 23-vjeçare. Ajo mposhti në sfidën për të marrë këtë trofe greken Ekaterini Stefanidi dhe etiopianen Almaz Ayana.

Ceremonia e dhënies së çmimeve të IAAF-it u zhvillua si zakonisht në Montekarlo, ku nuk munguan ikonat e këtij sporti. Kjo është hera e parë që Barshim dhe Thiam e fitojnë këtë trofe në karrierën e tyre, duke marrë si votat e publikut ashtu dhe të kolëgeve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test