Nuk ndalet asnjë ditë duke vrapuar! Vrapoi edhe sot në ditët kur ka pasur reshje të borës pothuajse në tërë Republikën e Kosovës. Është fjala për ish kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Partisë Alternativa e Kosovës, e cila shihet në foto me sportistët, si Alban Delija, çiklisti më i mirë në Kosovë, pastaj Tirron Mamusha, atlet që po shquhet gjithmonë e më shumë dhe një vajzë tjetër me emrin Florentina Lama.
Mimoza shihet se si ka stërvitur dhe në kohën kur kishte një trashësi jo të madhe të borës, por mjaft e lezetshme për të vrapuar. Mimoza mes sportistëve, nuk e ndalë as shiu, as bora e as balta! Ajo nuk e ka ndërmend të ndalet, për çdo mëngjes stërvitet dhe pothuajse është sikurse e një llojit të regjimit ushtarak.
Është politikania më e aktive sa i përket jetës sportive dhe për këtë gjë ua bën mat politikanëve. Madje nëse shtyhen në garat e atletikës, sigurisht se do t’i linte pas politikanët tanë me dhjetëra kilometra, po ashtu edhe në politikë disa herë ua bëri 8 me 2.