Emrat që po vijnë në mbretëreshën e sporteve - Bota Sot
Emrat që po vijnë në mbretëreshën e sporteve

Atletika

E premte, 15 dhjetor 2017

Emrat që po vijnë në mbretëreshën e sporteve

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 15:17
Alaudin Suma, Mustafë Rrustemi dhe Muhamet Ramadani

Emrat që po vijnë në mbretëreshën e sportit, janë Alaudin Suma dhe Muhamet Ramadani.  Djelmoshat nuk kanë më shumë se 15 vjet, janë shumë entuziastë dhe synojnë suksese të reja në disiplinat në gjyle dhe në disk.  

Angazhimi dhe puna profesionale e trajnerit të Trepçës, Mustafë Rrustemi, pa dyshim se solli frytet e saja, duke zbuluar e formuar emra të rinj, që do të dëgjohet shumë në të ardhmen. Si Alaudini si Muhameti janë të jashtëzakonshme për hedhjen e gjyles apo të diskut, madje konsiderohet se në 40 vjetët e fundit, suksesin e tyre nuk e ka arritur askush. Alaudini ka treguar talentin e tij në shumë gara qoftë në rrafshin vendorë, kombëtarë e ndërkombëtarë, sikurse edhe Muhameti.

Synimi i trajnerit Rrustemit është ta përsos edhe më shumë teknikën e tyre dhe të hedhin sa më larg gjylen dhe diskun. Shumë klube tjera jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë, ia kanë lakminë këtyre djelmoshave, për mënyrën se si e hedhin diskun dhe gjylen. Sepse si njëri po ashtu edhe tjetri, kanë zgjuarsi, teknikë e fuqi për ta hedhur diskun apo gjylen.

 “Alaudini ka dy rekorde: në gjyle dhe në disk. Përpara rekordet i ka pasur Alen Softiç i klubit ‘Enver Nele’, por tani zotërojnë Alaudinin e Muhameti. Muhameti është i përafërt me Auladinin dhe të dytë janë të shkëlqyeshëm. Ata nga pionierët kanë kaluar për juniorë, kështu që do të marrin pjesë në gara kampionale vendore, ballkanike dhe në olimpiadën e juniorëve”, tha Rrustemi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Më tutje trajneri tregon edhe për rekordet e këtyre dy djemve të jashtëzakonshme dhe pa dyshim sipas Rrustemit, janë të lindur për sport. “Trepça nga Mitrovica, 40 vjet nuk ka pasur rezultate më të mira dhe nuk e besoj se mundet dikush mi përsëritë për pionierë, tash janë me juniorët e rinj.

Teknikën e rotacionit si e përdorin Alaudini e Muhameti,  as në rajon nuk munden ta aplikojnë si dinë këta djem të talentuar. Rekordi i Alaudinit është në gjyle 16.20 metra, kurse në disk 52.60 metra, ndërsa i Muhametit në gjyle 15.68 metra dhe në disk 47.60 metra”, tha Rrustemi. Trajneri mitrovicas është i bindur se me kalimin e kohës, Alaudini e Muhameti, do të arrijnë të përsosin teknikën dhe në hedhjen sa më larg të gjyles dhe të diskut. Ai ka besim të plotë të këta djem që punojnë me zell të shtuar dhe janë optimistë për suksese të mëdha qoftë vendore qoftë ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test