Sylejmani e ka një shqetësim - Bota Sot
Sylejmani e ka një shqetësim

Atletika

E premte, 25 maj 2018

Sylejmani e ka një shqetësim

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2018 Në ora: 10:56
Halil Sylejmani

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, shqetësimin më të madh e ka me infrastrukturën.

“Kur është pyetja te infrastruktura, në vend që ne më në fund të kemi shtigje të atletikës në disa qytete, fatkeqësisht shtegu i rinovuar në Mitrovicë është dëmtuar edhe më keq dhe Komisioni Evropian ka sugjeruar që shtegu nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e garave. Gjithashtu edhe në Prishtinë, dikur i ka pasur gjashtë shtigje si dhe tetë shtigje për 100 metra, por tani nuk e di se çka është duke u bërë, por kam dëgjuar se do të dalin vetëm katër shtigje.

Shtrohet pyetja: Ku ka shkuar ajo hapësirë e cila më herët i ka pasur gjashtë shtigje dhe 8 në 100 metra.  Ku ka shkuar ajo hapësirë? Unë çuditem me njerëz që menaxhojnë stadiumin e Prishtinës, që nuk konsultohen edhe me Federatën Atletike të Kosovës, sepse pa shtigje të atletikës nuk mund të zhvillosh gara vendore, e kurrsesi ndërkombëtare”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Sylejmani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test