Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, ka pasur disa takime të veçanta në Sofje të Bullgarisë sidomos është takuar me Fatih Çintimar, kryetarin e Federatës Atletike të Turqisë. “Çintimar premtoj përkrahje profesionalë në çdo aspekt për atletikën e Kosovës”, tha Sylejmani për gazetën “Bota sot”. “Sylejmani po merr pjesë në një takim të udhëheqësve të atletikës së Ballkanit. Në këtë takim pune kryetari Sylejmani pati bisedime edhe me presidentin e Federatës Atletike të Turqisë, Fatih Çintimar. Të dy kryetarët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy federatave. Sylejmani mori premtimin nga Çintimar që do ta përkrah federatën Atletike të Kosovës në të gjitha aspektet që janë të nevojshme”, bëhet e ditur nga FAK-u.