Drejtoria Vendore e Policisë Durrës feston 111 vjetorin e krijimit të policisë shtetit!

Durrësi

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës feston 111 vjetorin e krijimit të policisë shtetit!

Më: 13 janar 2024 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Tre punonjës policie model, Ilia Muça, Feride Mulaj dhe Roxher Ibrahimi u nderuan me certifikatë mirënjohjeje, akorduar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ne 111 vjetorin e krijimit te policisë së shtetit Shqiptar.

Me këtë rast në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u zhvillua një ceremoni solemne ku merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të strukturave lokale të rendit, drejtues të institucioneve vendore, si dhe efektivë të policisë.

Drejtori i Policisë se Dr Skendr Hita nënvizoi rritjen e konsiderueshme të zbulueshmërisë së veprave të rënda penale ndaj personit apo pasurisë. Kreu i policisë e vlerësoi të suksesshme punën e efektivëve të rendit gjatë sezonit turistik, pasi megjithë volumin e madh të punës për shkak të numrit të lartë të turistëve dhe pushuesve, nuk janë konstatuar problematika.

Dua të falënderoj të gjitha strukturat dhe punonjësit e drejtorisë vendore, të cilët e profesionalizëm, përkushtim dhe kontributin e tyre në punë janë produkt i rezultateve dhe progresit tonë në luftën kundër krimit, sigurisë rrugore, mbrojtjes së rendit publik, shërbimit ndaj qytetarëve në përputhje të plotë me ligjin, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese të shtetit juridik”,– tha ndër të tjera drejtori Hita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat