Lëvizja Socialiste për Integrim sot në mbrëmje do të mbyllë fushatën në qytetin bregdetar të Durrësit.
Në ora 19:00 nis mitingu i LSI në sheshin “Liria”.
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta sot në mëngjes nga Durrësi, tek emisioni i mëngjesit në News 24 tha se ky shesh do jetë shumë i vogël në krahasim me numrin e simpatizantëve të LSI-së.
“Janë të gjithë të ftuar po më duket shumë i vogël sheshi i Durrësit”, tha Meta.