Mjegull në Durrës! Tragetet probleme për tu ankoruar - Bota Sot
Mjegull në Durrës! Tragetet probleme për tu ankoruar

Durrësi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Mjegull në Durrës! Tragetet probleme për tu ankoruar

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 11:55
Mjegull në Durrës!

Dy tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar me mbi dy orë vonesë në portin detar të Durrësit.

Shkak për këtë vonesë, sipas Autoritetit Portual Durrës, është bërë koha e keqe me mjegull, shkruan TCh. Që në orët e para të mëngjesit, gjiri i Durrësit u përfshi nga mjegulla e dendur, e cila ka vështirësuar futjen në port të trageteve me udhëtarë dhe automjete, që ishte parashikuar të ankoroheshin në orën 08:00 të ditës së hënë.

Me reduktimin e dendësisë së mjegullës, tragetet kanë hyrë njëri pas tjetrit në kalatë. 

Përgjatë mëngjesit, prania e mjegullës ka krijuar vështirësi dhe në qarkullimin e mjeteve të tjera lundruese, si dhe automjeteve në autostradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test