AKU bllokon restorantin ku u helmuan 50 dasmorët - Bota Sot
AKU bllokon restorantin ku u helmuan 50 dasmorët

Durrësi

E shtunë, 16 dhjetor 2017

AKU bllokon restorantin ku u helmuan 50 dasmorët

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 15:40
Policia shqiptare

Autoriteti Kombëtar Ushqimor, ka mbyllur restorantin ku u helmuan 50 dasmorët nga Shijaku. Sipas AKU-së, restoranti do të qëndrojë i mbyllur deri në daljen e plotë të analizave, për të kuptuar se çfarë i helmoi dasmorët.

Çfarë ndodhi?

Mbi 50 dasmorë në Shijak janë helmuar nga ushqimi që hëngrën në lokal dhe kanë përfunduar në spitalin e Durrësit; më saktë, kanë bllokuar banjat e spitalit për shkak të diarresë.

Shefat e pavionit infektiv nga ky spitalit njoftuan se ata u paraqitën në spital me temperaturë të lartë dhe diarre dhe tani ndaj tyre ka nisur kurimi.

Nga ana tjetër  Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Dh.K. 57 vjeç, pronar i lokalit ku u helmuan dasmorët.

Sipas të njëjtave burime, disa nga dasmorët që ishin më rëndë, të moshave 55, 32, 42, 49,  57, 43 vjeç, banues në Durrës, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test