Në Konferencën rajonale të Durrësit: Presheva dhe Bujanoci, pjesë e rrjetit të komunave të forta - Bota Sot
Në Konferencën rajonale të Durrësit: Presheva dhe Bujanoci, pjesë e rrjetit të komunave të forta

Durrësi

E premte, 15 dhjetor 2017

Në Konferencën rajonale të Durrësit: Presheva dhe Bujanoci, pjesë e rrjetit të komunave të forta

Nga: Sevdail Hyseni Më: 13 shtator 2017 Në ora: 08:21
Pamje nga Konferenca rajonale e Durrësit, e organizuar nga Asociacioni ndërkombëtar për menaxhimin e qyteteve/regjioneve (ICMA)

Gjatë javës të dytë të këtij shtatori, në Konferencën rajonale të Durrësit,  të organizuar nga Asociacioni ndërkombëtar për menaxhimin e qyteteve/regjioneve (ICMA), morën pjesë edhe Presheva dhe Bujanoci, anëtare të Rrjetit të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities).

Në këtë konferencën rajonale kundër ekstremizmit, morën pjesë përfaqësuesit e rreth 60 qyteteve dhe komunave të Ballkanit perëndimor, organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Preshevën dhe Bujanocin, në këtë konferencë me karakter ndërkombëtarë e përfaqësuan kryetarët: Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi, të cilët kanë marrë edhe në konferenca të tjera të kësaj natyre, të zhvilluara në Danimarkë dhe Ulqin.

Vlen të theksohet se Konferencën nga afër e ndoqi përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit, Michael Duffin, pastaj përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së nga Shqipëria dhe Serbia, si dhe përfaqësues të ambasadave të ndryshme dhe organizatave aktive në luftën kundër ekstremizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test