Heroinë dhe kanabis, 3 të arrestuar në Durrës - Bota Sot
Heroinë dhe kanabis, 3 të arrestuar në Durrës

Durrësi

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Heroinë dhe kanabis, 3 të arrestuar në Durrës

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Dy operacione antidrogë të koduara ‘Vazhdimësia’ dhe ‘Mafsheq’ janë realizuar në Durrës dhe në pranga janë vënë 3 persona dhe një grua është në hetim në gjendje të lirë.

Në këto operacione janë sekuestruar heroinë, kanabis, peshore elektronike, vlera monetare dhe aparate celularë.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Nderim Mona 52 vjeç, banues në Durrës;

Arjan Abdyli 20 vjeç, banues në Durrës;

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases me iniciale:

E. R., 31 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e personave të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

rreth 117 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, dhe 18 doza;

1 peshore elektronike;

40 000 lekë të reja;

11 aparate telefoni celularë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test