Mbi 1.2 milion ton mallra u përpunuan në portin e Durrësit - Bota Sot
Mbi 1.2 milion ton mallra u përpunuan në portin e Durrësit

Durrësi

E premte, 15 dhjetor 2017

Mbi 1.2 milion ton mallra u përpunuan në portin e Durrësit

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 08:18
ilustrim

Rreth 169 anije me mbi 97 mije konteinere janë përpunuar në portin e Durrësit në  10 mujorin e këtij viti.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave të Autoritetit Portual Durrës (APD),  gjatë muajve janar-tetor, janë  përpunuar 97.059 konteinerë ose 1.793 më shumë se sa 10-mujori i parë i vitit 2016.

Në portin e Durrësit janë transportuar më shumë se 1.2 milion ton mallra të ndryshme gjithsej. Raporti mes eksporteve dhe importeve në mallra me konteinerë për këto 10 muaj është 50,13% –  49,87%. 

Eksportet dhe importet, janë thuajse të barabarta për nga numri i përpunuar në kalatën 6 të portit, ku ndodhet Teminali përkatës.

Nga statistikat mësohet gjithashtu se numri më i madh i konteinerëve është përpunuar në muajt korrik dhe shtator përkatësisht me 11.511 dhe 11.463 gjithsej. Sasia e përpunuar në këto dy muaj është përkatësisht 165.499 ton dhe 145.433 ton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test