Shqipëria nën ujë, puna në portin e Durrësit vijon normalisht - Bota Sot
Shqipëria nën ujë, puna në portin e Durrësit vijon normalisht

Durrësi

E enjte, 14 dhjetor 2017

Shqipëria nën ujë, puna në portin e Durrësit vijon normalisht

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 18:51
Durresi

Në kalatat e portit të Durrësit megjithë kushtet e rënduara të motit gjatë fundjavës ka vijuar normalisht përpunimi I anijeve tregtare.

Tragetet “AF Francesca” dhe “Bari” janë nisur me 2-3 orë vonesë nga Durrësi drejt Barit, përkatësisht sot në orën 01:25 dhe 01:45. Vonesat janë shkaktuar jo vetëm nga deti i trazuar, por edhe nga kontrolli në skaner i të gjitha mjeteve si kamjonë dhe autobuzë. Kontrolleve në skaner i janë nënshtruar edhe një pjesë e konsiderueshme e autoveturave.

Ndërkaq sot paradite tragetet “Rigel III” dhe “AF Marina” të linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në port sipas grafikut të parashikuar.

Vonesa nuk ka patur as trageti “AF Michela” i linjës Ankona-Durrëës, që mbërriti në port në ora 10.05.

Në Terminalin Perëndimor vazhdon të përpunohet anija “NS Angela” me 5100 ton çimento rinfuzo, ndërsa të djelën paradite në kalatën 5 janë përpunuar 150 ton bërsi soje nga anija “Frojdi II”.

Në fundjavë, vetëm në Terminalin e kontejnerëve janë përpunuar tre anije njëra pas tjetrës. Në kalatën 6, që i përket këtij Terminali që nga mëngjesi i së shtunës janë përpunuar njëra pas tjetrës anijet “Carat” me 566 copë kontejnerë; në orën 18.00 ka nisur përpunimin anija “Max Strength” me 101 kontejnerë, ndërsa vijon përpunimi i anijes “Asiatic King” me 258 kontejnerë gjithsej.

Sot paradite edhe në Terminalin Lindor nisi përpunimi i anijes “Seaven Luck” nga e cila janë përpunuar 2100 ton çimento.

Që nga mbrëmja e së enjtes Drejtoria Ekzekutive e APD ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e rënduar nga moti i keq dhe reshjet e herëpasherëshme.

Bashkë me forcat operacionale, ato të FSPD, Dispeçerisë dhe të Administratës po bashkëpunohet me institucionet brenda dhe jashtë portit, si Prefektura, Kapiteneria, etj.

Është kryer në kohë edhe kontrolli dhe sigurimi i vinçave portualë në kalata, në kushtet e rrezikut të motit ekstrem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test