Habiten mjekët në Durrës: Gruaja shkon me dhimbje barku, lind pas disa minutash - Bota Sot
Habiten mjekët në Durrës: Gruaja shkon me dhimbje barku, lind pas disa minutash

Durrësi

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Habiten mjekët në Durrës: Gruaja shkon me dhimbje barku, lind pas disa minutash

Më: 8 janar 2018 Në ora: 14:44
Durrës

Një rast i rrallë ka shokuar mjekët e urgjencës dhe të spitalit të Durrësit një natë më parë. Vetëm pak para mesnate në urgjencën e spitalit të Durrësit ka mbërritur me dhimbje të forta barku një grua rreth 30 vjeçe.

Ajo shoqërohej nga një tjetër e afërme e saj, e cila kërkoi nga mjekët që të ndihmonin gruan për shkak të dhimbjeve të forta.

Mjekët e ekzaminuan dhe e pyetën nëse ishte shtatzënë por gruaja tha që nuk ishte.

“Nuk është shtatzënë sepse vjet ka lindur fëmijën e parë, shikoni mirë çfarë problemi ka, sepse ka dhimbje të forta barku pa pushim prej mbrëmjes së shkuar”, tha e afërmja e saj.

Mjekët e urgjencës e dërguan gruan për të kryer një vizitë gjinekologjike dhe një ekografi, nga ku rezultoi se gruaja ishte në proces lindjeje. Pak minuta pasi zonja mbërriti në maternitet, lindi një fëmijë të shëndetshëm. Ajo tha se nuk e dinte fare që kishte qenë shtatzënë dhe nuk kishte kryer asnjë kontroll më parë.

Të dyja fatmirësisht nënë e bebe gëzojnë shëndet të plotë, shkruan durreslajme, ndërsa mjekët janë çuditur që nëna e cila solli në jetë fëmjën e dytë, nuk dinte asgjë se ishte shtazënë e mbajti për nëntë muaj një bebe në bark.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test