Policia jep detaje për sekuestrimin e heroinës në Durrës - Bota Sot
Policia jep detaje për sekuestrimin e heroinës në Durrës

Durrësi

E enjte, 20 shtator 2018

Policia jep detaje për sekuestrimin e heroinës në Durrës

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 19:17
Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.

Një sasi lënde narkotike, e dyshuar si heroinë, është gjetur në kabinën e një kamioni që do të udhëtonte mbrëmjen e sotme drejt Italisë.

Policia bën të ditur në një deklaratë se është kapur një sasi prej 11 kilogramësh heroinë. Kamioni që po kryente procedurën e imbarkimit në tragetin e linjës Durrës -Ankona që niset nga Durrësi në orën 19:00 kishte ngarkesë konfeksionesh për tregun italian.

Policia bën të ditur se kishte informacione paraprake për ngarkesën e paligjshme në kamion, e cila është zbuluar nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjet droga.

Bujar Shazivari, drejtuesi i kamionit me targa AA 943 OO është ndaluar nga policia kufitare.

Deklarata e policisë:

Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.

Sekuestrohen rreth 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.

Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me DVP.Durrës dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese.

Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionave rezultoi se:

Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.

Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plastmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test